Gjimnazi “Perikli Ikonomi” e ka filluar funksionimin e tij ne vitet 1984- 1985 duke perfshire nxenesit e vitit te pare te gjimnazit, nje pjese e nxenesve te vitit te dyte te transferuar nga gjimnazi “Janaq Kilica” si dhe nxenesit e Shkolles se Ndertimit. Nje vit me vone (1986) Shkolla e Ndertimit u shkeput dhe Gjimnazi i Ri vazhdoi aktivitetin e tij mesimor si nje institucion i pavarur. Kjo shkolle persa i perket stafit mesimor dhe numrit te nxenesve eshte e dyta pas shkolles se mesme “Janaq Kilica”. Gjate historise shumevjecare ne kete gjimnaz kane dale shume nxenes cilesore qe sot drejtojne dhe punojne ne shume institucione dhe seksione ekonomike, sociale, kulturore, dhe ne shume fusha te tjera ne Shqiperi, ndermjet tyre edhe poete. Ne punen e kesaj shkolle bie ne sy perveç anes mesimore edhe jeta kulturore e nxenesve. Kjo shkolle ka fituar shume tituj çmimesh ne gara te ndryshme si: olimpiada, kupa te llojeve te ndryshme sporti, festivale qe organizoheshin mes shkollave etj. Edhe sot punohet per reformimin e te gjitha hallkave te procesit mesimor-edukativ, duke i dhene rendesi edukimit dhe formimit te gjithanshem te nxenesve.
Historiku
Mesuesit e pare te kesaj shkolle jane:
•Lauresha Stroni (letersi)
•Kristaq Marku (fizike)
•Zoi Prifti (gjeografi)
•Polikseni Jano (kimi)
•Alma Hysi (anglisht)
•Lida Xheka (vizatim teknik)
•Shkelqim Ruçi (matematike)
•Asip Dema (gjeografi)
Ne kete shkolle vazhdojne te punojne mesues te viteve te
para si:
1.Kristaq Marku
2.Violeta Sota
3.Kozeta Dema
4.Dashuri Ruçi
5.Fiqerete Çiraku
Ne kete gjimnaz kane punuar si drejtorë:
•Hamza Myrto(drejtori i pare i kesaj shkolle)
•Sokrat Plaku
•Dhurata Toska
•Tahir Latifi (drejtori aktual)
Numri i nxenesve ne ditet e sotme ka rene ne kete shkolle sepse funksionojne edhe shume shkolla
private. Afersisht ne kete shkolle jane 700 nxenes nga 1300
qe kane qene me
pare.
Subscribe to:
Posts (Atom)






0 comments:
Post a Comment